Për vrasje, 18 vjet prapa grilave NULL NULL 27.04.2015 16:01 27.04.2015 16:01 Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim ndaj të akuzuarit N.M, për kryerjen e veprës penale, vrasje e rëndë duke i shqiptuar dënimin prej 18 vite burg. Ndërkaq, Nj.M, i akuzuar po ashtu për vrasje është liruar nga akuzat për mungesë provash. N.M dhe Nj.M, akuzohen se më 07 nëntor të vitit 2007, rreth orës 15:30, në pompën e benzinës “Granit Petrol” në fshatin Belinc, Komuna Shtime me dashje direkte me motive të hakmarrjes kanë privuar nga jeta B.B,. Ata po ashtu kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm ndaj të dëmtarit R.M, me çka kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale vrasje e rëndë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 1 day