Për tre muaj nuk ishte në dijeni se fitoi 1 milion dollarë në lotari NULL NULL 28.04.2023 15:26 28.04.2023 15:26 Një burrë nga Missouri i ShBA-së fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh nga lotaria, por kaluan tre muaj para se të mësonte këtë. Ai u tha zyrtarëve të lotarisë se bleu biletën e tij më 2 janar, por nuk e kishte turinë t’i kontrollonte menjëherë. “Unë kam një alarm të vendosur që t’i kontrolloj biletat çdo tre muaj. Kështu që nuk e dija për një kohë”, shpjegoi fituesi. Burri tha se u trondit kur kontrolloi biletën e 2 janarit nga rafti i tij. “E shikova dhe e pash se fitova një milion dollarë. I thashë gruas sime dhe ajo mendoi se ishte shaka”, tha ai. Fituesi shtoi se paratë e çmimit do të shkojnë për të përfunduar disa projekte rreth shtëpisë dhe për të kursyer për pension.