Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për tre muaj mbi 62 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës

NULL NULL
05.06.2019 14:22

Statistikat e Hotelerisë në Kosovë thonë se gjatë tremujorit të parë të vitit 2019 kishte 65 265 vizitorë nëpër hotele.

Pjesë e anketës ishin 218 hotele që ushtrojnë veprimtari hotelerie në tërë Kosovën, njofton Klan Kosova.

Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.

“Në TM1 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 65 265, prej tyre 41.85% janë vendorë dhe 58.15% janë të huaj, ndërsa numri i netqëndrimeve ishte 104 907, prej tyre 39.70% nga vendorët dhe 60.30% nga të huajt”, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimeve të tyre i ka rajoni i Prishtinës me 28 876 vizitorë me 48 561 netqëndrime.Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Prizren.

Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.