Për të pagjeturit, presion në Bruksel NULL NULL 27.04.2015 12:46 27.04.2015 12:46 Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e të zhdukurve do të ngritet edhe në instancat më të larta si dhe do t`i kërkohet Bashkimit Evropian që të bëjë më shumë presion në palën, tjetër për ta zbuluar fatin e të pagjeturve. Këto komente, shefi i qeverisë i dha gjatë zbulmit të lapidarit dedikuar personave të pagjetur që nga lufta e 99-së që u bë në oborrin e Kuvendit të Kosovës. “E di që është një ditë tepër e rëndë për të gjithë neve. Është një ditë e pritjes dhe e ankthin për më të dashurit tuaj. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë për të shënuar këtë ditë, por nuk do ta lëmë vetëm me këtë. Të marrin përgjegjësin para ligjin të gjithë ata që do ta bëjnë çështje edhe ndërkombëtare përfshirë edhe Brukselin që të bëjnë presion në mënyrë që të kthehen familjarët dhe të marrin përgjegjësi pata ligjit ata që kryen këto masakra dhe shkaktuan këtë dhimbje në vendin tonë dhe familjen tonë”tha më tej Mustafa Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli, deklaroi se institucionet nuk janë të qeta përderisa nuk dihet fati i të gjithë të zhdukurve në luftë. Ai ka shtuar se shteti do angazhohet maksmalisht për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 9 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 15 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 17 orë më parë