Për të luftuar koronavirusin, Irani liron 54 mijë të burgosur NULL NULL 03.03.2020 22:44 03.03.2020 22:44 Irani ka liruar përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur në përpjekjen për të luftuar përhapjen e sëmundjes së re të koronavirusit në burgjet e mbushura. Zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili u tha gazetarëve se të burgosurve u dha leje pas testimit negativ për Covid-19 dhe lirimin me kusht, njofton Klan Kosova. Por ata që janë të dënuar me më shumë se pesë vjet nuk do të lihen të lirë. Në mesin e tyre është edhe punëtoren e shoqates për bamirësi, iraniano-britaniken Nazanin Zaghari-Ratcliffe, mund të lirohet së shpejti, sipas një deputeti britanik. Tulip Siddiq citoi ambasadorin iranian në Mbretërinë e Bashkuar të thoshte se Zaghari-Ratcliffe “mund të lirohet sot ose nesër”. Përhapja e virusit Covid-19 në Iran ka lënë të vdekur së paku 77 persona në më pak se dy javë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.