Për ta kapur ‘trenin’ e fundit, Realit i duhet patjetër fitorja ndaj Getafes NULL NULL 23.04.2025 15:20 23.04.2025 15:20 Kundërshtari më i ‘urryer’ është shkëputur në renditjen tabelare të La Ligas. Për ta ngushtuar diferencën me Barcelonën në katër pikë, Real Madridi duhet me patjetër të triumfojë sonte si mysafir i Getafes. Me triumfin e mbrëmshëm ndaj Mallorcas, katalunasit kanë shkuar në kuotën e 76 pikëve, kurse madrilenët qëndrojnë prapa me 69, raporton Klankosova.tv. Shpresat e “mbretërve” për ta mbrojtur titullin kampion, po veniten xhiro pas xhiro në kampionatin elitar të Spanjës, duke qenë se “Blaugrana” nuk po gabon. Triumfi eventual i kryeqytetasëve sonte, do t’i afronte ata në katër pikë me liderët, duke mbajtur gjallë shpresat t’i mposhtin ata në ndeshjen direkte, për ta hapur sërish luftën për garën më prestigjioze të Spanjës, njofton Klankosova.tv. Ndeshja Getafe – Real Madrid fillon në orën 21:30, derisa atë mund ta ndiqni në platformën ArtMotion, përmes kanaleve të Kujtesa Sport. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025