Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të Prishtinës NULL NULL 29.03.2026 16:44 29.03.2026 16:44 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” do të ndërpritet uji në disa zona të Prishtinës. Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja e ujit do të zgjas deri në sanim të gypit, njofton Klankosova.tv Rrugës ku do të ndalet uji: Rruga “Mehmet Shpendi” Rruga” Bislim Islami” Rruga” Don Stjefan Kurti” Rruga” Kiri” Rruga” Agim Prodani” Rruga “Ymer Bytyqi” Rruga” Visar Thaqi”.