Për shkak të pronës tenton ta vras NULL NULL 03.05.2015 14:18 03.05.2015 14:18 Një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një tjetri pasditen e së shtunës në Pejë, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre për një kontest pronësor. Nuk raportohet për të lënduar në këtë incident. Ndërkaq, lidhur me rastin policia e ka konfiskuar një armë të llojit AK-47 dhe një karikator të zbrazët . Bëhet e ditur poashtu se i dyshuari është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.