Për shkak të kushteve atmosferike, ndërpritet ndarja e ndihmave në Drenas NULL NULL 01.04.2020 14:30 01.04.2020 14:30 Për shkak të kushteve atmosferike që po vazhdon të rendohen nga të reshurat e borës, për momentin është ndërprerë ndarja e pakove ushqimore-higjienike për familjet ne nevojë të Komunës së Drenasit, transmeton Klan Kosova. ‘’Më datën 02.04.2020 ( e enjte ) do të vazhdon ndarja e pakove, sipas kushteve atmosferike. Ndonëse një pjesë e pakove është bërë ndarja në vendbanime, për shkak të reshjeve të dendura të borës, po dëmtohen thasët e miellit dhe pakoja ushqimore. Prandaj për të evituar këtë, Komisioni për Shpërndarjen e pakove, ka vlerësuar se sot është e pamundur të bëhet ndarja sot. Ju faleminderit për mirëkuptim!’’, thuhet në njoftomin e Komunës së Drenasit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 6 orë më parë