Për një javë, 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt NULL NULL 07.04.2025 14:12 07.04.2025 14:12 Foto ilustruese Policia ka bërë të ditur se për një javë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt. 11 prej tyre kanë ndodhur në Ferizaj, ndërkaq dy në Kaçanik, përcjell Klankosova.tv. “Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Gjatë periudhës 31.03 – 06.04.2025 janë raportuar këto raste: Veprat penale kundër pasurisë Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 11 raste në Ferizaj. 2 raste në Kaçanik”. “Veprat penale të dhunës në familje. Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj. Realizimi i urdhëresave të gjykatës Policia ka arrestuar 22 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.