Për kënd mund të jetë i rrezikshëm grejpfruti? NULL NULL 12.02.2025 23:47 12.02.2025 23:47 Një mjek ka paralajmëruar se ngrënia e grejpfrutit mund të shkaktojë dështim të organeve dhe të rrezikojë jetën për miliona britanikë që marrin medikamente të zakonshme për trajtimin e kushteve të ndryshme, si kolesteroli i lartë dhe ritmi i parregullt i zemrës. Dr. Xand van Tulleken, i njohur për shfaqjen “BBC Morning Live”, tha se personat që marrin disa ilaçe duhet të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë këtë frut, si dhe lëngun ose marmalatë e tij, pasi mund të ndërhyjnë me medikamentet për disa ditë pas konsumimit, transmeton klankosova.tv. “Nëse hani grejpfrut dhe merrni ilaçe rregullisht, duhet të jeni të vëmendshëm dhe të keni dijeni për atë që po ndodh, sepse grejpfruti mund të jetë i rrezikshëm,” tha ai në një paraqitje televizive të fundit. Ky efekt shkaktohet nga një përbërës organik në grejpfrut që deaktivizon një enzimë në zorrë, e cila zakonisht shkatërron ilaçet. Dr. van Tulleken shpjegoi se kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme, duke çuar në një grumbullim të rrezikshëm të ilaçit në trup. Ai përmendi disa medikamente që mund të ndikohen nga ky frut, duke përfshirë statinat për kolesterolin, ilaçet për tensionin e gjakut, medikamentet psikike, imunosupresantët dhe ilaçet që rregullojnë ritmin e parregullt të zemrës, siç janë antiaritmike. Një gjysmë gote me lëng grejpfruti mund të jetë e mjaftueshme për të ndryshuar mënyrën se si trupi i përpunon ato medikamente për disa ditë, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës? Pesë shkaqet më të zakonshme të rraskapitjes 20/03/2025
Këshilla mjekësore Testi i ri mund të reduktojë radikalisht kohën e pritjes për kancerin e prostatës 17/03/2025
Këshilla mjekësore Ushqimi i pasur me antioksidantë dhe ndikimi i tij në shëndetin e lëkurës 11/03/2025