Për herë të parë ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj serbit të akuzuar për dhunim gjatë luftës në Kosovë NULL NULL 02.05.2023 16:07 02.05.2023 16:07 Lajmi i fundit Prokuroria Speciale ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën e parë në mungesë ndaj të akuzuarit D.R., për dhunim gjatë luftës në Kosovë. Sipas Prokurorisë Speciale, ndaj të akuzuarit D.R., janë siguruar prova ku si pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovës , në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar, e cila ka pësuar lëndime fizike dhe trauma të rënda të përhershme psikike. “Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë