Për herë të parë ndahen me publikun pjesë të nëndetëses Titan NULL NULL 28.06.2023 21:58 28.06.2023 21:58 Pjesë të nëndetëses turistike që është shkatërruar në veri të Oqeanit Atlantik janë ndarë për herë të parë me publikun. Mbetjet metalike nga nëndetësja Titan u shkarkuan nga anija Horizon Arctic në St John’s në Kanada, të mërkurën. Në disa fotografi shihen copa metalike të nëndetëses të mbuluara me mbrojtëse të materialit tarps. Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo shpërtheu në thellësi të 3,800 metrave. Nëndetësja kishte për qëllim të vizitonte mbetjet e anijes së njohur Titanik që janë në veri të Atlantikut që nga viti 1912, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO) 23/06/2025