Për herë të parë, Kosova po bëhet me ligj për ndryshimet klimatike (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 25.07.2023 20:26 nga Haris Ademi 25.07.2023 20:26 Të martën, në Komisionin Parlamentar për Mjedis u miratua në parim projektligji për ndryshimet klimatike. Kjo është hera e parë që ka një nismë ligjore për këtë fushë në Kosovë. Kryetarja e komisionit, Fitore Pacolli, thotë se kjo ia mundëson shtetit t’i shfrytëzojë mekanizmat për përballje me këtë sfidë globale. Gjithashtu, tregon se po mëtohet anëtarësimi në konferencën COP, që të mund edhe të përfitohen fonde nga Kombet e Bashkuara. Ambientalistët po e mirëpresin këtë nismë. Sipas Flamur Foniqit nga Sustainability Leadership Kosova, vendi ynë është goditur në vazhdimësi nga ndryshimet e kohës, si i nxehti i madh, vërshimet nga të reshurat, dhe dëmet në bujqësi e agrikulturë. Drafti i përpiluar nga qeveria parasheh zbutjen e emisioneve të gazrave serrë, monitorimin e përdorimit të lëndëve djegëse, mbrojtjen e pyjeve e lumenjve, dhe investimet në energji të gjelbër.