Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për ditëlindje, shkrimtari Ismail Kadare propozohet për Çmimin Nobel

NULL NULL
28.01.2020 16:33

Qendra Kombëtare e Leximit të Librit (QKLL), në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë kanë organizuar këtë të martë tryezën e debatit “Kadare dhe letrat shqipe”, me rastin e 84-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Aktiviteti u hap nga  drejtuesja e QKLL, Alda Bardhyli për të vijuar me kryetarin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Gjatë fjalës së tij, Gjinushi bëri të ditur se Akademia i ka drejtuar një letër Akademisë Mbretërore të Shkencave së Suedisë dhe ka ripropozuar Kadarenë për çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020.

Të pranishëm në aktivitet ishin personalitete dhe figura të ndryshme, si: Pirro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; Persida Asllani, pedagoge në Universitetin e Tiranës; Diana Çuli, shkrimtare; anëtarë të Kryesisë së ASH, zëvëndeskryetari akad. Vasil S. Tole dhe sekretari shkencor akad. as. Shaban Sinani.

Ata përshëndetën aktivitetin, i pari i kësaj natyre organizuar nga QKLL, si dhe vlerësuan kontributin e këtij gjigandi të letërsisë shqipe./Gazeta Liberale/.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.