Për Bajramin e Madh, Lushtaku me bashkëthemelues të UÇK-së vizitojnë familjet e Thaçit, Veselit e Gucatit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për Bajramin e Madh, Lushtaku me bashkëthemelues të UÇK-së vizitojnë familjet e Thaçit, Veselit e Gucatit

NULL NULL
21.04.2023 20:22
Familja e presidentit Thaçi

Nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sot në këtë ditë feste, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe familjen e Hysni Gucatit.

Ai në këto vizita, u shoqërua edhe nga kryetari i Skënderajt, Fadil Nura dhe disa nga bashkëluftëtarët themelues të UÇK-së, transmeton klankosova.tv.

Familja e presidentit Thaçi
Familja e ish-presidentit Thaçi

”Në këtë ditë të veçantë të festës së Fitër Bajramit, bashkë me kryetarin Fadil Nura dhe me disa nga bashkëluftëtarët themelues të UÇK-së, vizituam familjet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe familjen e Hysni Gucatit, të cilat i uruam për këtë festë, me dëshirën që festat e ardhshme t’i presin bashkë me familjarët e tyre të cilën po gjykohen në Hagë”.

Familja e kryeparlamentarit Veseli
Familja e ish-kryeparlamentarit Veseli
Familja e Gucatit
Familja e Gucatit