Për 24 orë në rajonin e Prishtinës u shqiptuan 1 mijë e 98 gjoba, sekuestrohet edhe një X6 NULL NULL 03.04.2024 15:53 03.04.2024 15:53 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 1 mijë e 98 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik. Po ashtu, policia bëri të ditur se zyrtarët e stacionit policor në Obiliq kanë sekuestruar një veturë, e që në pamje shihet të jetë e tipi X6. “Zyrtarët e stacionit policor të Obiliqit, sot bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë bërë sekuestrimin e një automjeti si dhe kanë gjobitur ngasësin që ka qenë duke drejtuar automjetin pa patent shofer . Ngasësi ka qenë i gjobitur me masë mbrojtëse (sekuestrim të patent-shoferit)”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Që nga 3 prilli, në Kosovë kanë hyrë në fuqi gjobat e reja në komunikacion, ku në shumë raste ato kanë pësuar rritje.