Pensionisti francez që u bë mik me pëllumbin NULL NULL 17.06.2021 22:42 17.06.2021 22:42 80-vjeçari Xavier Bouget nga Franca ka dikë që e shoqëron kudo që shkon. Shoqëruesi i tij është një pëllumb i bardhë femër, të quajtur Blanchon. Bouget u miqësua me pëllumbin që nga koha kur ishte akoma një zog shumë i vogël dhe tani janë bashkë kudo. Pëllumbi herë ecën pranë 80-vjeçarit, herë pushon e ulet në shpatullat e tij, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova. “Dua gjithmonë të rri me të, sepse ndihem shumë mirë” tha Bouget. Ai tha se shpesh është pyetur nga njerëzit se si ka arritur ta stërvisë pëllumbin që të jetë kaq i butë, por ai përgjigjet se nuk ka asnjë hile, ka të bëjë vetëm me respektin reciprok.