Pensionistët do ta padisin shtetin (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 25.02.2024 21:09 nga Flamur Gajtani 25.02.2024 21:09 Gëzimi që përjetuan pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar, iu zbeh. Pensionistët kosovarë nuk po arrijnë të marrin të plotë pensionin që iu takon, ani se gjykata kërkoi heqjen e kushtëzimit për 15 vjet përvojë pune para lufte. Për këtë iu drejtuan edhe Avokatit të Popullit e nuk përjashtojnë t’i hyjnë drejtësisë veç e veç. Gjendja rëndohet pasi nga 2024 e tutje, kushdo që i bënë 65 vjet s’mund ta arrijë këtë kriter. Të moshuarit këtë e quajnë padrejtësi, pasi po kërkojnë vetëm atë që iu takon. Për arritjen e qëllimit paralajmërohet edhe dalja në rrugë. Për pakënaqësinë që kanë këta janë duke mbledhur të dhënat nga krejt pensionistët anë e kënd Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 58 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë