Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Penny Lane” në rrezik për t’u riemëruar

NULL NULL
15.06.2020 16:12

Rruga e famshme e Liverpool-it, “Penny Lane”, e popullarizuar nga kënga e pavdekshme e The Beatles, është në rrezik për t’u riemëruar shkaku i lidhjes me skllavërinë.

Javën e kaluar, shenjat e kësaj rruge ishin vandalizuar pasi ishte thënë që ato lidhen me tregtarin e famëkeq të skllevërve, James Penny.

Steve Rotherham, kryebashkiaku i Liverpool-it, e ka pranuar që rruga mund të riemërohet nëse zbulohet një lidhje midis këtyre elementeve të lartpërmendura.

“Nëse është pasojë e drejtpërdrejtë që rruga të quhet Penny Lane shkaku i James Penny-t, atëherë ajo duhet hetuar”, ka thënë Rotherham për Sky News.

“Diçka duhet të ndodhë dhe do të thosha që ajo shenjë dhe ajo rrugë mund të jenë në rrezik që të riemërohen”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.