Pendarovski: Një rezultat pozitiv nga takimi Kurti-Vuçiq do të ishte i mirë për rajonin NULL NULL 18.03.2023 12:36 18.03.2023 12:36 Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha në Ohër se rezultati pozitiv i takimit të sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, do të ishte i mirë për të gjithë rajonin. “Nëse ka lajme pozitive në fund të takimit Kurti-Vuçiq është mirë për të gjithë rajonin”, u tha Pendarovski gazetarëve që po ndjekin raundin e ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në qendrën për media, raporton Klankosova.tv Presidenti maqedonas tha se nuk mund të japë parashikime. Ai shprehet se i ka përshëndetur edhe Vuçiqin edhe Kurtin dhe i ka uruar “punë të mbarë dhe të suksesshme”. Pendarovski është përgjigjur negativisht në pyetjen se a është kjo “Dita e D” për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e BE-së. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023