Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pelosi përfundon vizitën në Taivan (VIDEO)

NULL NULL
03.08.2022 20:44

U nis drejt qiellit të Tajvanit.

Avioni luftarak kinez u shoqërua edhe nga anijet luftarake që u pozicionuan pranë ujërave të ishullit tajvanez , që Pekini e konsideron si provincë të tyre të shkëputur.

E këto manovra  ushtarake  me urdhër të presidentit, Ksi Jiping  filluan si një kundërpërgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajpej .

Por afër tyre, stërvitje të ngjashme ushtarake zhvilluan edhe 5000 ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Indonezisë në ishullin Sumatra në rajonin Indo-Paqësorit.

Gjitha këta trupa po rrinë në gjendje gatishmërie ngase  Kina paralajmëroi pasoja të mëdha për Amerikën e Tajvanin.

Në gjithë këtë tension dhe nën kushte të rrepta sigurie, demokratja zhvilloi takime me drejtuesit më të rëndësishëm të Tajvanit.

Atyre u premtoi mbështetje dhe mbrojtje ushtarake në rast se Kina synon ta marr me dhunë.

Vizita që Pelosi e përfundoi të martën u kritikua ashpër nga Pekini zyrtar i cili tha se veprimi i saj shkeli  qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës.

lajme të ngjashme