Pellumb Bajqinovci, kryesues i ri i Kuvendit Komunal në Prishtinë NULL NULL 21.07.2023 15:53 21.07.2023 15:53 Pellumb Bajqinovci është votuar si kryesues i Kuvendit Komunal në Prishtinë. Kjo erdhi pas seancës së jashtëzakonshme të thirrur për sot nga asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në kryeqytet. Zgjedhja e Bajqinovcit u bë pavarësisht që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin për shkarkimin e Fehmi Kupinës nga pozita e Kryesuesit. Në mbledhjen e pestë të kuvendit komunal është votuar për shkarkim të Kupinës, por ai paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk kishte kushte për punë. Muajin e shkuar ai dha dorëheqje nga LDK-ja dhe bashkoi votat me opozitën për t’i shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.