Peleshi uron 109 vjetorin e Forcave të Armatosura me video që tregon historikun e themelimit

Peleshi uron 109 vjetorin e Forcave të Armatosura me video që tregon historikun e themelimit

NULL NULL
2 months më parë

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka uruar të gjithë djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura me rastin e 109 vjetorit të themelimit.

Përmes një videoje që tregon historikun e Forcave të Armatosura që nga themelimi e deri më sot, të shpërndarë në Facebook, si pjesë e Aleancës së NATO-s, Peleshi shprehu mirënjohjen për të gjithë ushtarakët që kanë kontribuuar.

“Sot, 109 vjetori i Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë njerëzit që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë. GËZUAR!”, ka shkruar Ministri Peleshi, njofton Klankosova.tv.