Pelegrinët serbë të arrestuar në Gjakovë, njëri nga ta ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë NULL NULL 06.04.2025 15:07 06.04.2025 15:07 Arrestim - Fotografi ilustruese Njëri nga katër pelegrinët serbë të arrestuar mbrëmë në Gjakovë, ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë. Kështu bënë të ditur Qeveria e Kosovës pas konstatimeve të mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë, ku u diskutua mbi sigurinë dhe planet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës, transmeton klankosova.tv. ”Shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre”, thuhet mes tjerash, derisa nga ky takim tashmë kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë. Kujtojmë se gjatë ditës në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, figuroi rasti i arrestimit të katër personave në Gjakovë. E gjitha meqë në një veturë me targa serbe, policia e Kosovës, u gjeti atyre dhe u konfiskoi dy thika e një sëpatë, transmeton klankosova.tv. Rasti u cilësua si armëmbajtje pa leje. ‘’ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 – 18:30. Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë. Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje’’.