Pejë: Dyshohet se djali me probleme mendore e sulmoi seksualisht nënën e tij NULL NULL 08.08.2022 15:22 08.08.2022 15:22 Shiriti i Policisë Një person me probleme mendore është arrestuar në Pejë. Ai dyshohet se ka kryer tre vepra penale “Dhunë familjare”, “Sulm seksual” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova. Rugova tha se në këtë rast është lënduar edhe një person i cili ka ndërhyrë. “Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Rugova. Klankosova.tv mëson se viktimë e sulmit seksual ka qenë nëna e të dyshuarit, e cila është sulmuar nga ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë