Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pejë, disa persona gjuajnë granatë dore në një objekt

NULL NULL
23.01.2025 09:08
Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Policia bën të ditur se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një granatë dore në një objekt.

Zëdhënësi i policisë për Pejën, Driton Rugova, për Klankosova.tv ka deklaruar se policia është në kërkim të të dyshuarve.

“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njesitet relevantë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit, Policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si shkaktim I rrezikut të përgjithshëm. Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, ka thënë Rugova. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.