Pejë: 22 punonjës në spital dalin negativë në testin për koronavirus NULL NULL 28.04.2020 11:26 28.04.2020 11:26 Janë testuar dhe kanë rezultuar negativë 22 pjesëtarë të Personelit Shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, Spitali i Përgjithshëm në Pejë, njofton Klan Kosova Testimi u bë pasi që fundjavën e kaluar një mjeke rezultoi pozitive dhe si rrjedhojë në Repartin e Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë dje është bërë testimi i 22 pjesëtarëve të Spitalit të cilët rezultuan negativ. Ky është njoftimi i plotë: Testohen dhe dalin negativ 22 pjesëtar të Personelit Shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë 28 Prilli Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë këtë vit sikur edhe kudo në botë e ka gjetur Personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë duke u ballafaquar me sëmundjen e koronavirusit ku me ofrimin e shërbimeve shëndetësore ekziston edhe rreziku i infektimit. Në fundjavën e kaluar një Mjeke ka dalë pozitive në testimin e bërë dhe si rrjedhojë në Repartin e Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë dje është bërë testimi i 22 pjesëtarëve të Personelit në këto Reparte dhe fatmirësisht të gjithë kanë dal negativ. Duhet theksuar se përdorimi i mjeteve mbrojtëse dhe dezinfektimi i vazhdueshëm janë dy faktorët që po e mbrojnë Personelin e Spitalit dhe ambientet Spitalore në mënyrë që ata që kanë nevojë ti marrin shërbimet shëndetësore të sigurt dhe si duhet.