Pejanët pa ujë, Hidrodrini blen 8 makina të reja (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 20:06 07.07.2025 20:06 Çezmet e ujit shumicën e kohës janë pa asnjë pikë uji. Por makinat e reja u blenë medoemos. Qyteti i Pejës është në hall të madh me mungesën e ujit tash e ca kohë, dukuri kjo e cila vërehet sidomos nëpër fshatrat e këtij vendi. Por kjo nuk e ndalon Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit në Komunën e Pejës, “Hidrodrini” që të blejë pajisje të reja, transmeton klankosova.tv. Në mars të këtij viti, në një postim të një servisi në facebook shihet se si “Hidrodrini” bleu disa makina të reja. Makina këto të tipit Dacia Logan, që në internet mund të shihen me çmime nga 9500 deri në 11,000 euro Për Kiks Kosova, nga kompania thanë që këto 8 makina do të përdoren nga zyrtarët e tyre e sipas tyre kanë pasur nevojë të madhe për to. Sa gjysma e numrit të makinave që u blenë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit, edhe një ndërmarrje tjetër publike në qytetin e Pejës u pajis me vetura të reja. 4 automjete iu shtuan parkingut të Ndërmarrjes Publike të Pastrimit “Ambienti”, por që për to, Kryeshefi Ekzekutiv Diedon Berisha, thotë që kanë pasur nevojë të madhe. E të njëjtat sipas tij do të përdoren nga zyrtarët e ndërmarrjes. Sipas Berishës, para se ti blenin këto 4 makina, ai thotë që detyroheshin që t’i shfrytëzonin veturat e tyre private. Por që as këto 4 mjete, sipas kryeshefit nuk janë të mjaftueshme dhe kanë ende nevojë për të tjera shtesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025