Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja s’po ndalet as në festë, publikohet prurja e re

NULL NULL
02.01.2025 23:39

“From Brazil to Kosovo… 🇧🇷🔜🇽🇰”

Kështu e ka nisur KB Peja, tekstin e publikimit të basketbollistit të ri.

Në facebook, ish-kampionët e Kosovëz kanë njoftuar se skuadra është përforcuar me një lojtar që luan në pozitën 4, njofton Klankosova.tv.

“Braziliani Tulio Da Silva është basketbollisti më i ri i KB Peja. Lojtari i pozitës 4, i gjatë 204cm – i bashkohet skuadrës tonë në rrugëtimin e madh të vitit 2025”, shkruan Peja në profilin e tyre zyrtar.

“Tulio Da Silva ka zhvilluar karrierë në Brazil, Republikën Domenikane, Amerikë, Hungari, Spanjë dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Uruguaji, Trouville”, thuhet tutje në njoftimin e pejanëve.

Duke i uruar mirëseardhje, Peja thotë se me Tulion në përbërje të ekipit, shpresojnë që të arrihen gjëra të mëdha.

lajme të ngjashme