Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja me epërsi të ngushtë ndaj Yllit pas pjesës së parë

NULL NULL
04.05.2024 19:54
Koshi basketboll, foto ilustrim

Peja e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Golden Eagle Yllit, në kuadër të ndeshjes së pestë gjysmëfinale të playoff-it në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët janë duke fituar me shifrat 46-56 kundrejt suharekasve, në sfidën që po zhvillohet në palestrën “Karagaç”.

Basketbollisti më i dalluari në pjesën e parë ishte anëtari i Yllit, Alonzo Verge me 19 pikë, dy kërcime dhe katër asistime.

Teksa te Peja u dalluan dyshja Justin Davis dhe Jimmy Hall, me shtatë pikë dhe dy kërcime.

lajme të ngjashme