Peja eliminon Sigal Prishtinën, kalon në gjysmëfinale (VIDEO) NULL NULL nga Andi Shabani 23.04.2021 22:56 nga Andi Shabani 23.04.2021 22:56 Peja ka fituar ndeshjen e tretë vendimtare në çerekfinale të Superligës së basketbollit. Pejanët gjunjëzuan kryeqytetasit duke i mposhtur 100 – 82 në “Karagaçi”. Mungesën e Dardan Berishën që nuk luajti asnjë sekond e bëri të mos vërehej qendra amerikane Brandon Walters që shënoi 33 pikë. Ai shtoi edhe 16 kërcime duke arritur dyshifrorë të dyfishtë. Peja në gjysmëfinale takohet me Ponte Prizrenin.