Peja DT shpallet kampione e Kosovës për U14 NULL NULL 20.05.2024 13:42 20.05.2024 13:42 Peja DT Peja DT është shpallur kampion i Kosovës për U14 në konkurrencën e meshkujve. Në finalen e dytë, skuadra pejane ka mundur Kerasan-in me shifrat 69:74, për të fituar titullin e kampionit me serinë finale 2:0. Peja ndeshjen e parë finale e kishte fituar me shifrat 75:65. Ndërsa në gjysmëfinale eliminoi Trepçën 2:0, kurse Kerasan-i eliminoi Bashkimin 2:1 në serinë gjysmëfinale. Trofeun e ka ndarë Anëtari i Bordit në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Valton Bilalli.