Peja dhe Trepça synojnë sot fitoret e radhës NULL NULL 10.12.2023 09:45 10.12.2023 09:45 Foto ilustruese, topi i basketit Sot luhen dy takimet e mbetura në kuadër të xhiros së 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Istogu do të ndeshet me Pejën. Istogasit kanë një fitore e dhjetë humbje, ndërsa kampionët e Kosovës tani renditen në vendin e dytë me tetë fitore e tri humbje. Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje. Prince Caffe Superliga-Java 12 E diel 17:00 Istogu-Peja 19:00 Trepça- Proton Cable Prizreni