Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja dhe Beroes takohen sot në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 28.04.2023 11:51

Ekipi i Pejës në basketboll, sot e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme.

“Shqiponjat”  do të luajnë në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike përballë nikoqirit të kësaj gare dy ditore, Beroes.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:15 në palestrën sportive “Obshtinska” në Bullgari.

Pejanët kanë triumfuar në dy beteja me bullgarët, ndërsa synojnë  të fitojnë edhe për herën e tretë për të kaluar në finale.

Peja kishte përfunduar në vendin e dytë me 22 pikë në garat e rregullta me 10 fitore e 2 humbje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.