Pegeout 208 shpallet vetura e vitit 2020 në Evropë NULL NULL 04.03.2020 17:05 04.03.2020 17:05 Të hënën më 2 mars në Gjenevë, PEUGEOT 208 i ri u shpall vetura e Vitit 2020 nga një juri gjyqtarësh të përbërë nga 60 gazetarë evropianë të industrisë së automobilave. Juria e vlerësoi se gama e saj e motorëve: elektrik, benzinë ose naftë ua siguron klientëve “fuqinë e zgjedhjes”. Juria gjithashtu vlerësoi dizajnin dhe teknologjinë e guximshme të PEUGEOT 208. Tashmë më i shituri, ai është gjithashtu vetura e parë PEUGEOT “seria 2” që e mori këtë çmim shumë prestigjioz. Për më tepër, PEUGEOT 208 i ri është PEUGEOT i gjashtë që shpallet “Vetura e Vitit”. Vetura e Vitit 2020, PEUGEOT 208 i ri e rishkruan librin e segmentit B. Në dispozicion me një motor elektrik apo me një motor me djegie të brendshme, PEUGEOT 208 i ri e ofron fuqinë e zgjedhjes për vozitësin e saj të ardhshëm. Dizajni i saj i jashtëm mishëron ADN-në e markës me dritat e përparme LED me 3 kthetra. Harqet e rrotave të gdhendura dhe krahët e pasmë janë një nyje për “numrin e shenjtë”. PEUGEOT i-Cockpit ® ekran në nivel të kokës, timon kompakt dhe ekran me prekje vjen me një mori shërbimesh digjitale të formatit 3D, që nuk janë vetëm estetike, por gjithashtu përmirësojnë sigurinë. COTY 2020 shpërblen një Bestseller (më të shitur). Afro 110 mijë klientë e kanë porositur PEUGEOT 208 të ri që prej lansimit të tij në Evropë në Tetor. 15 përqind e tyre janë versione elektrike. Në Francë, PEUGEOT 208 i ri kryeson renditjen e regjistrimit të tregut të veturave personale në fund të shkurtit 2020. Çmimi Vetura e Vitit është më i dëshiruari, njofton Forbes përcjell Klan Kosova. Paneli i jurisë përbëhet nga 60 gazetarë ekspertë të automobilave nga 23 vende të Evropës. I themeluar në vitin 1964, ky çmim është çmimi që ekziston më së gjati dhe është më i njohuri në Evropë. Fituesi shpallet çdo vit në Shfaqjen Ndërkombëtare të Motorëve në Gjenevë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.