Pedri: La Liga ishte titulli më i vështirë këtë sezon NULL NULL 16.05.2025 15:20 16.05.2025 15:20 Pas fitores ndaj Espanyolit me rezultat 2:0, që i dha Barcelonës titullin kampion në La Liga, mesfushori spanjoll Pedri ka reflektuar mbi një sezon të ngarkuar dhe plot sfida. Ai e cilësoi këtë trofe si më të vështirin për t’u fituar këtë vit, transmeton Klankosova.tv. Barcelona e mbylli ndeshjen me sukses në fushën e rivalëve lokalë dhe tashmë ka siguruar matematikisht titullin kampion. Ky është trofeu i tretë për katalunasit këtë sezon, pas triumfeve në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. “Titulli i kampionatit ishte më i vështiri për ne këtë vit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që arritëm ta fitojmë”, u shpreh Pedri pas ndeshjes, duke shtuar se ky sezon ka qenë emocional edhe në aspekt personal. “Të luash 200 herë për Barcelonën është një ëndërr. Dikur shpresoja për një ndeshje të vetme, tani dua edhe më shumë. Ky klub është gjithçka për mua”. Barcelona ka edhe dy ndeshje të mbetura në këtë edicion, por tashmë festa ka nisur për kampionët e rinj të Spanjës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 2 days