Pediatri Lutolli: Gjidhënia, faktori më i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës (VIDEO) NULL NULL 16.04.2022 11:03 16.04.2022 11:03 Pediatri Ismail Lutolli ka thënë se procesi i gjidhënies është një nga faktorët më të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e mbarë të fëmijës. “Shpesh herë kur flasim për shëndetin e fëmijëve, ose në veçanti të fëmijëve të sapoardhur në jetë, gjithmonë ajo e para që na vjen ndërmend dhe që e ka rolin më të rëndësishëm është procesi i gjidhënies”. Lutolli, i ftuar të shtunën në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova për të diskutuar për rëndësinë e gjidhënies, theksoi se nëse flitet për një nisje të mbarë te një fëmijë i posalindur pa asnjë dyshim procesi i gjidhënies merr rolin kryesor. Ai ndër të tjera tregon se një nga këshillat që si profesionistë iu ofrojnë nënave lehona, apo atyre në muajt e fundit të shtatzanisë, është që të bëjnë përpjekje në procesin e gjidhënies. “Këshilla është që të të mundohen dhe të bëjnë përpjekje t’ia dalin në procesin e gjidhënies, nëse dëshirojmë që të kemi nisje të mbarë dhe për fëmijën ta ofrojmë më të mirën e mundshme me rastin e ardhjes në këtë jetë”, u shpreh Lutolli.