Peci: Në ballafaqim me Hamzën, unë do të përfundoja kryetar i Mitrovicës NULL NULL 02.07.2025 18:45 02.07.2025 18:45 Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje – Guxo, Faton Peci, ka thënë se kandidaturën për Mitrovicë s’e ka projektuar më herët. Peci tha kandidatura e tij ka ardhur si zgjidhja më e mirë që e ka menduar kreu i VV-së, Albin Kurti, me bashkëpunëtorët e Guxo, teksa tha se tërheqja e kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza, për të kandiduar sërish, nuk ia lehtëson situatën. “Nuk mendoj që e lehtëson, mendoj që garës do t’ia dilja edhe me Bedri Hamzën kandidat. Normal se do të ishte një garë me rivalitet më të lartë, pa dashur ta nënvlerësoj askënd, as këtë djalin që e ka përcaktuar si pasardhës, as Bedri Hamzën si kryetar komune”. “Por, mendoj që edhe në një garë në ballafaqim me Bedri Hamzën, unë do të përfundojë si kryetar i Mitrovicë”, tha Peci në “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Ai më tej shpalosi edhe planet e tij për Mitrovicën, ku tha se do ta transformojë në një qytet që do të jetë atraktivë për vizitorë, për zhvillimin e turizmit malor dhe për projekte infrastrukturore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025