Peci: Ka paqartësi rreth afatit 30 ditor, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses NULL NULL 03.07.2025 10:31 03.07.2025 10:31 Kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. Peci deklaroi se ka paqartësi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth afatit 30-ditor. Ai ka përmendur mundësinë që presidentja t’i drejtohet Gjykatës për interpretim të mëtejmë. Tutje, ai theksoi se Osmani në këtë takim ka shprehur gatishmëri për të kontribuar në zhbllokimin e situatës politike nga pozita që ka, transmeton Klankosova.tv. “Presidentja shprehi vullnetin dhe qëndrimin dhe gatishmërinë që të kontribojë nga pozicioni që ajo ka për të zhbllokuar gjendjen. Ne duam të besojmë se gjatë ditëve në vijim, para datës 26 korrik, partitë tjera do të kenë mundësinë e reflektimit dhe gjetjes së konsensusit,” deklaroi ai. “Çështja është që ka paqartësi, se cili do të jetë veprimi dhe nuk është lehtë i parashikueshëm, as se cilat do të jenë sekuencat. Në një rrethanë të tillë ekziston mundësi reale që edhe presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese se çka ka dashtë momentin që ka vendosur afatin 30-ditësh. Kur dihet se ky afat 30-ditësh veçse ka kaluar –30 ditëshi i moskonstituimit të Kuvendit, nëse marrim shkas datën 15 prill,” deklaroi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 4 minuta më parë