Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pearl Jam reflekton “mbi racizmin tonë të pavetëdijshëm”

NULL NULL
05.06.2020 15:10
BOSTON, MA - SEPTEMBER 2: Lead singer and guitarist Eddie Vedder (L) and guitarist Stone Gossard of Pearl Jam perform live on stage with a Red Sox jersey over the stage monitors at Fenway Park on September 2, 2018 in Boston, Massachusetts. (Photo by Jim Bennett/Getty Images)

Bendi legjendar granç, Pearl Jam, ka adresuar situatën aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht protestat pas vdekjes së George Floyd.

Floyd, një afro-amerikan, vdiq pasi që gjatë arrestimit një polic ia kishte mbajtur gjurin në qafë për gati dhjetë minuta.

“Pearl Jam është nisur me dashurinë për muzikën dhe për drejtësi shoqërore. Organizata jonë ka reflektuar se ku  po shfaqet prapë racizmi ynë i pavetëdijshëm në jetët tona dhe se si mund të veprojmë më mirë”, shkruan në deklaratën e tyre.

“Përderisa po vazhdojmë që të gërrmojmë, nuk duam që të kontribuojmë për zërat e bardhë që e rrëmbejnë narrativën e komunitetit të të zinjve. Është përgjegjësia e secilit prej nesh që të dëgjojmë dhe ta edukojmë veten tonë se si të jemi njerëz më të mirë që e ndajnë këtë planet”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.