PE: Të themelohet menjëherë Asociacioni në Kosovë NULL NULL 27.02.2017 15:43 27.02.2017 15:43 Parlamenti Europian, ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë që menjëherë të fillojnë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, në përputhje me marrëveshjen që është arritur në Bruksel. Kjo është shkruar në projekt-rezolutën për Kosovën, që të hënën pritet të miratohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, raporton Radio KiM, transmeton Klan Kosova. Deputetja austriake Ulrike Lunaçek e ka hartuar raportin sipas të cilit është bërë projektrezoluta. Në të i bëhet përsëri thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë dhe me këto njohje të “kontribuohet në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.