PDK nuk garon në Skenderaj, sepse kandidat është Bekim Jashari NULL NULL 22.08.2017 15:22 22.08.2017 15:22 Partia Demokratike e Kosovës nuk do të garojë në Skënderaj për zgjedhje lokale pasi kandidat do të jetë djali i Hamzë Jashari, Bekimi. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, kryetari aktual Sami Lushtaku. “Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e shpall asnjë kandidat pasi kandidat i pavarur do të jetë Bekim Jashari”, ka thënë ai. Kandidimin e Bekim Jasharit për kryetar të komunës së Skenderajt e ka bërë të ditur një ditë dhëndrri i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 22 tetor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025