Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK: Masakra e Izbicës na e rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë

NULL NULL
28.03.2025 11:06

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar sot në 26-vjetorin e rënies martirët e Masakrës së Izbicës.

Në një postim në Facebook, ky subjekt politik deklaron se me dhembje kujtojnë 147 martirët e rënë nga regjimi kriminal serb.

“Kjo masakër na e rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë. Familjarët e viktimave dhe shoqëria jonë nuk do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime të rënda. Kosova nuk harron asnjëherë!”, shkruan PDK. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme