Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PDK kujton 35-vjetorin e Kushtetueses: Akt historik drejt pavarësisë së Kosovës

NULL NULL
02.07.2025 11:30

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar sot 35-vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Kosovën, duke e cilësuar si një nga momentet më të rëndësishme dhe historike në rrugëtimin politik të popullit drejt lirisë dhe shtetësisë.

Në postimin  e PDK-së, në Facebook, thuhet se përmes këtij akti juridiko-politik, u shpreh qartë dhe me guxim vullneti kolektiv për shtetësi, duke u mbështetur në parimet universale të barazisë, lirisë dhe demokracisë, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo deklaratë, e mbështetur në parimet universale të barazisë, lirisë dhe demokracisë, i parapriu hartimit të Kushtetutës së Kaçanikut dhe shënoi një pikënisje të rëndësishme për proceset e mëtejme të shtetformimit dhe ndërtimit institucional të Republikës së Kosovës.
Respekt dhe mirënjohje për delegatët, të cilët me guxim dhe pjekuri politike, shpallën Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me republikat tjera të ish-Jugosllavisë, pavarësisht rrethanave të vështira dhe pranisë së forcave policore serbe që kishin rrethuar ndërtesën e Kuvendit ku po zhvillohej kjo ngjarje historike”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.