Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi tregon se a do marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja

NULL NULL
01.07.2025 12:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, në përpjekje për të dalë nga kriza institucionale.

Ai theksoi se PDK-ja ka qenë e gatshme për kompromis prej muajsh, por sipas tij, bllokada po shkaktohet nga qëndrimi i palëkundur i Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv.

“Qëndrimi ynë është ai që kemi pasur gjithmonë. Ka dy-tri muaj që mundohemi me gjetë zgjidhje, me ofru kompromise, për të dalë nga kjo situatë. Nesër prapë do të jem te presidentja. Këtë e shoh pozitive në kuptimin e angazhimit, por s’di çka të them për mundësinë e rezultatit. Sepse bllokada është prodhim i kryeneqësisë politike të VV-së”,  deklaroi Krasniqi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.