Krasniqi tregon se a do marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja NULL NULL 01.07.2025 12:41 01.07.2025 12:41 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, në përpjekje për të dalë nga kriza institucionale. Ai theksoi se PDK-ja ka qenë e gatshme për kompromis prej muajsh, por sipas tij, bllokada po shkaktohet nga qëndrimi i palëkundur i Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv. “Qëndrimi ynë është ai që kemi pasur gjithmonë. Ka dy-tri muaj që mundohemi me gjetë zgjidhje, me ofru kompromise, për të dalë nga kjo situatë. Nesër prapë do të jem te presidentja. Këtë e shoh pozitive në kuptimin e angazhimit, por s’di çka të them për mundësinë e rezultatit. Sepse bllokada është prodhim i kryeneqësisë politike të VV-së”, deklaroi Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.