PDK: Komuna e Prishtinës po rrezikon jetën e banorëve në Kalabri NULL NULL 18.10.2020 14:26 18.10.2020 14:26 Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prishtinë , ka kritikuar komunë e Prishtinës për mosvendosjen e kolektorit në lagjen Kalabria në Prishtinë, duke thënë se po rrezikohet jeta e fëmijëve, shëndeti i qytetarëve, shtëpitë e tyre dhe funksionimi i bizneseve. Drejtues të PDK-së, kërkuan që kolektori i ujerave të zeza duhet urgjentisht të vendoset dhe mos të keqpërdoret durimi i qytetarëve karshi kësaj gjendje. Leotrim Retkoceri, asamblistë në Kuvendin e Prishtinës, në një konferencë për media, tha se “Është apsurde se si në mes të zemrës së Prishtinës, ka lagje të tilla ku kundërmojnë erërat e zeza dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve. ….Nëse nuk do t’i marrin këto kërkesa, ne si grup i PDK-së në Kuvendin komunal do të organizohemi në çdo formë që ky projekt të realizohet sa më parë, për shkak se këtu kemi të bëjmë me jetën dhe shëndetin e qytetarëve, që preket drejtpërdrejt dhe rrezikohet nga ky kolektorë”, tha ai. Suzana Vuçiterna-Kika, asambleiste në komunë, tha se mungesa e kolektorit për ujërat e zeza kanë dëmtuar bizneset. Sipas saj, restorantët nuk mund ta shfrytëzojnë hapësirën e jashtme. Ajo tha se edhe fëmijët janë të rrezikuar të bien në gropa të thella. “Mosveprimi për vendosjen e kolektorit në lagjen Kalabria në Prishtinë, po e rrezikon jetën e fëmijëve, shëndetin e qytetarëve, shtëpitë e tyre dhe funksionimin e bizneseve. Kolektori i ujërave të zeza duhet urgjentisht të vendoset dhe mos të keqpërdoret durimi i qytetarëve karshi kësaj gjendje”, tha ajo. Banori i kësaj lagje, Ismet Cani thotë se ndaj qytetarëve të kësaj lagje po ndodh një krim. “Problemi i ujerave të zeza në lagjen Kalabrija, është problemi më i madh momental i qytetit të Prishtinës, i cili në vete përmban rrezikimi e jetës së njerëzve për shkak të kundërmimit shumë të rënda. Ne kemi pas kontakte që nga fillimi i mandatit të pari të kryetarit aktual, i cili nuk ka marrë diçka konkrete…. mosveprimi i personave të autorizuar për eliminimin e rrezikut të shëndetit të qytetarëve, është vepër penale. Ne një ditë mund edhe ta humbim durimin”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 25 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë