PDK koalicion me VV-në? Qalaj deklarohet kundër, për dallim nga Enver Hoxhaj NULL NULL 25.06.2025 23:45 25.06.2025 23:45 Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj, ka dalë kundër Enver Hoxhajt sa i përket mundësisë së koalicionit PDK-VV. Hoxhaj nuk e përjashtoi këtë mundësi sonte në Rubikon por Qalaj ka thënë se ky nuk është qëndrim i partisë. “Zotëri Hoxhaj është një personalitet i rëndësishëm në PDK. Meqenëse është në politikë që nga paslufta dhe ka qenë anëtar i PDK-së dhe bartës i funksioneve publike shumë të rëndësishme të këtij vendi”, ka thënë Qalaj në Edicion Special të Klan Kosovës. “Kam një respekt të madh për z. Hoxha, e dëgjova, e pashë emission pak më herët, dhe i cili e dha një mendim personal në lidhje me koalicioinin e mundshëm që sipas tij do ta përkrahte me Lëvizjen Vetëvendosje”. “Por ky nuk është qëndrim i organeve të partisë as i kryesisë, as i grupit parlamentar, as i këshillit drejtues”. “Është një qëndrim personal i z. Hoxha. Unë fare thjesht mund të them që as nuk do të ketë, as nuk ka koalicion me Lëvizjen VV”. “Absolutisht jo në asnjë mënyrë nuk do ta votoja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shqipëria synon rritjen e buxhetit për ushtrinë në 5% të BPB-së në 10 vitet e ardhshme 25/06/2025
Kosova Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio tjetër kundër 25/06/2025