PDK kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyqi: Autorët të marrin dënimin e merituar NULL NULL 08.07.2025 14:39 08.07.2025 14:39 Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi në 26-vjetorin e ekzekutimit të tyre nga shteti serb. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kjo parti thotë se vëllezërit Bytyqi janë mishërimi i atdhedashurisë së pastër. Tutje, në PDK thotë se Kosova dhe institucionet e saj kanë një detyrë të pazëvendësueshme: të mos ndalen kurrë në kërkim të drejtësisë, derisa autorët e këtij krimi shtetëror të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. “Në 26-vjetorin e ekzekutimit të tyre nga shteti serb – me paramendim dhe gjakftohtësi shtetërore – kujtojmë me nderim të thellë tre heronj, tre vëllezër: Mehmet, Agron dhe Yll Bytyqi. Vëllezërit Bytyqi janë mishërimi i atdhedashurisë së pastër. Me bekimin e prindërve, ata lanë pas jetën e qetë dhe të sigurt në SHBA, për të marrë rrugën e lavdisë në çlirimin e Kosovës, aty ku liria u thërriste. Si pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata dhanë kontribut të jashtëzakonshëm dhe patën fatin ta përjetojnë çlirimin – por jo pa e paguar çmimin më të rëndë. Populli i Kosovës do të mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj familjes Bytyqi për sakrificën e pashoqe. Ndërsa Kosova dhe institucionet e saj kanë një detyrë të pazëvendësueshme: të mos ndalen kurrë në kërkim të drejtësisë, derisa autorët e këtij krimi shtetëror të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme Mehmetit, Agronit dhe Yllit!”, përfundon postimi, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 1 orë më parë